Topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në Hamburg kundër Samitit të G20
03
Lexo edheUNESCO merr në mbrojtje Xhaminë Ibrahimi si “trashëgimi botërore palestineze”
Policia gjermane ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në Hamburg, pasi disa prej tyre sulmuan policinë gjatë protestave kundër Samitit të G20-ës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga policia kanë deklaruar se të enjten në mbrëmje në disa raste kanë kërkuar nga grupet e kundërshtarëve ekstrem të kapitalizmit që të heqin maskat, por pa sukses. Pastaj ata vendosën që të ndajnë grupin nga disa mijëra protestuesit të tjerë.
Por demonstruesit me maska të zeza sulmuan makinën e policisë, duke goditur atë me shishe dhe tulla duke ia thyer një xham.
Lexo edheUNESCO merr në mbrojtje Xhaminë Ibrahimi si “trashëgimi botërore palestineze”
Dhuna shpërtheu para fillimit të demonstratës në shesh, në bregun e lumit, e cila shërben për shitjen e peshkut. Më shumë se 100 mijë demonstrues priten në Hamburg, ku të premten dhe të shtunën do të mbahet Samiti G20.