Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditToni Kroos reflekton rreth vendimit të tij për t’u pensionuar nga futbolli

Toni Kroos reflekton rreth vendimit të tij për t’u pensionuar nga futbolli

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me Ali Dulën në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e...

Ali Dula do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Komunës në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e...

Vajza katërvjeçare në Gaza vdes nga uria

Razan Abu Zaher, katërvjeçare, hoqi dorë nga lufta për...

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Toni Kroos u tërhoq nga futbolli, duke i dhënë fund një karriere sensacionale në nivelet më të larta – dhe një dekade të plotë te Real Madrid. Vendimi i 35-vjeçarit u vu shumë në dyshim në atë kohë, por ai vazhdon të qëndrojë pas tij.

Duke folur për El País, Kroos shpjegoi arsyet e tij për largimin nga futbolli verën e kaluar, pavarësisht se kishte pasur një sezon individual të jashtëzakonshëm:

“Kalova disa muaj duke menduar për këtë. Nuk është se u zgjova një mëngjes dhe i thashë vetes: ‘Duhet të tërhiqesh!’ Jo, e pjekja shumë, shumë gjatë. Edhe një vit më parë kisha menduar për pensionimin, por në fund vendosa të rinovoja edhe një vit me Real Madridin, që kishte këmbëngulur shumë. Por kjo nuk e ndryshoi idenë time, e cila ka qenë gjithmonë të tërhiqesha në këtë mënyrë – dhe fatmirësisht ia dola.

“Doja të tërhiqesha në nivelin më të lartë të mundshëm. Mendoj se është e vështirë të bësh më mirë sesa bëra unë në sezonin tim të fundit me Real Madridin. U largova pasi fitova La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Lamtumirë.

“Gjërat më të mira lihen kur je në kulm. Largohemi me një ndjesi të mrekullueshme sepse vetë ti e ke marrë vendimin – jo si reagim ndaj një vendimi për të të ulur në stol sepse nuk isha më aq i mirë, ose nuk isha më aq i rëndësishëm për skuadrën siç isha deri në fund… Preferova të largohem vetë. Doja ta shmangia të gjithë këtë. As trajneri, as familja, as trupi im nuk do të më tregonin kur të tërhiqesha.”

Kroos vazhdon të besojë se vendimi për t’u tërhequr ishte i duhuri për të, por ka pranuar vetë se ndikimi i largimit të tij te Real Madrid ishte i madh. Los Blancos e patën të vështirë të zëvendësonin boshllëkun që ai la gjatë sezonit 2024/25 – gjë që në fund kontribuoi në dështimin për të fituar një trofe madhor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit