Toni Kroos po rikthehet në fushën e gjelbër, tani si trajner
dp

Lexo edheIshte me tumor, ndërron jetë tifozi i famshëm i skuadrës së Premierligës

Ish-futbollisti gjerman, Toni Kroos, po e shqyrton seriozisht mundësinë për të nisur karrierën si trajner i një skuadre profesionale, raporton Diario AS.
Legjenda e mesfushës tashmë e ka njoftuar zyrtarisht Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) për synimin e tij për t’u regjistruar në kursin e trajnerëve për futbollistë profesionistë, i cili pritet të zhvillohet para sezonit të ardhshëm, raporton IndeksOnline.
Përmes këtij programi intensiv, ish-ylli i Real Madridit synon të pajiset me licencën “A” të trajnerit, një kualifikim që do t’i mundësonte të drejtonte klube në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.

Lexo edheIshte me tumor, ndërron jetë tifozi i famshëm i skuadrës së Premierligës
Kështu, Kroos mund të jetë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, këtë herë nga bankina. /IndeksOnline/