BallinaLajmeTomë Gashi tregon se përse u largua nga Qeveria e Thaçit

Tomë Gashi tregon se përse u largua nga Qeveria e Thaçit

Të ngjajshme

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka,...

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Avokati, Tomë Gashi sot në RTV21 ka treguar se arsyen pse ishte larguar nga Qeveria e Hashim Thaçit.

“Kam qenë këshilltar politik për çështje juridike të tash kryetarit të Shtetit, Hashim Thaçi në atë kohë ka qenë kryeministër i Kosovës. Ambiciet më të mëdha kanë qenë atëhere sepse kam ditë më pak për politikan të niveleve të tilla dhe kam menduar që ata ia duan të mirën Kosovës më shumë sesa që në të vërtetë ma vonë e kam parë që nuk ka qenë ashtu fare”, ka thënë Tomë Gashi.

Gashi ka thënë Hashim Thaçi ka pasur mundësi që të bëjë ndryshime shumë më të mëdha në Kosovë, por këto nuk janë bërë.

“Së paku unë kur e kam parë pas katër viteve që definitivisht kisha qenë pak ma në ëndrra dhe e pash që ata nuk kishin një vullnet të madh përveç shprehjeve deklarative për ta ndryshuar Kosovën për të mirë dhe sipas meje qëllimi kryesor i tyre ka qenë dhe ka mbetë ende që të mbesin në politik. Unë e di që Hashim Thaçi ka pasur mundësi që të bëjë ndryshime shumë më të mëdha në Kosovë, por këto nuk janë bërë dhe shkallë-shkallë, unë por edhe shumica e tjerëve jemi tërhequr”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz