Tomë Gashi, tregon se kush do të jetë kryeministër i Kosovës
01

Lexo edheDetaje të aksionit të sotëm të policisë, katër të arrestuar

Avokati i njohur Tomë Gashi, është shprehur i bindur se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, do të jetë i pari i ekzekutivit.
Ai në një prononcim për Zeri.info, ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ndikojë aspak në shpejtimin ose ngadalësimin e krijimit të institucioneve, pasi që sipas tij, në krye të ekzekutivit do të jetë Kurti.
Gashi, po ashtu, ka thënë se Specialja nuk e pengon formimin e qeverisë së ardhshme, pavarësisht se mund të nisin aktakuzat e para.
Lexo edheDetaje të aksionit të sotëm të policisë, katër të arrestuar
“Jo, për shkak se kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe nuk ka kurrfarë arsye që të ngrihet një akuzë kundër tij, kështu që qeveria e tij nuk do të inflencohet fare ngas fillimi i punës së gjykatës speciale”, ka potencuar ai.
Tutje, Gashi gjatë bisedës, ka thënë se Specialja do ta ndryshojë mjaft skenën politike në vend./Zeri