BallinaLajmeTomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Të ngjajshme

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Kabashi: LVV kërkoi nënshtrim nga LDK-ja, harrone këtë gjë përjetësisht

Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se...

Sadiku: Lëvizja Vetëvendosje më e përshtatshme për opozitë se për qeverisje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka...

Sadiku: Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka...

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live” për statuset e fundit të deputetes Adriana Matoshi nga Lëvizja e Vetëvendosje pas dhe deklaratave të saj lidhur me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi publik, Gashi ka kritikuar mënyrën se si Matoshi është shprehur për presidenten, duke e cilësuar këtë si të papërshtatshme për t’u bërë në rrjete sociale dhe në hapësira publike.

Ai ka përdorur edhe një krahasim ironik për të përshkruar situatën, duke thënë se kjo i ngjan “me shku në një kanagjegj e me u ly me kanë, e pastaj me folë kundër nuses dhe me thënë fjalë për të”.

Sipas tij, deklarata të tilla nuk janë serioze dhe nuk duhet të bëhen në platforma publike apo para mediave.

“Nuk janë këto deklarata që thuhen në rrjete sociale, para televizioneve dhe para mjeteve publike të informimit. Nuk është serioze – është muhabet për kafe”, ka theksuar ai, duke kritikuar ashpër mënyrën e komunikimit publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz