Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë.
Gjatë ditës së sotme në redaksinë e Indeksonline është dërguar një video ku shumë qytetarë janë parë duke pritur në radhë të gjata për të marrë shërbimet e tyre.
E pas kësaj ka reaguar Klinika e Onkologjisë, e cila ka njoftuar opinionin publik se gjatë çdo dite pune trajton mbi 300 pacientë në formë ambulatore me Kemioterapi dhe mbi 150 pacientë me trajtim me rreze – Radioterapi, pra mbi 450 pacientë çdo ditë pune.
“Puna vazhdon normalisht, me një fluks më të lartë në orët e mëngjesit dhe ritëm të qëndrueshëm gjatë pjesës tjetër të ditës. Po ashtu numrin e madhe te qarkullimit te njerezeve ne kete Klinik e shkaktojn përcjellësit-familjarët e pacientëve të cilët në shumicen e rasteve jane 2 e më shumë përcjellës, gjë që ndikon në situatën e paraqitur disa herë në disa mediume”, thjuhet në reagim.
Në reagim po ashtu thuhet se listat e pritjes janë zero, si në shërbimin e kimioterapisë ashtu edhe në atë të radioterapisë, duke e bërë klinikën një nga të paktat në rajon me këto performanca pozitive dhe shërbim cilësor për qytetarët.