Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka ardhur drejt fundit.
Kjo pasi që “Toki”, dha dorëheqjen e tij pas humbjes 3-0 në udhëtim ndaj Ferizajit.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
“Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit “bardhekaltër”./IndeksOnline/