Fehmi Hoti është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës, pasi drejtori Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje të premten pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Hoti ka qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës që nga viti 2021, shkruan lajmi.net.
Në deklarimin e tij të pasurisë në APK, Hoti ka deklaruar pasuri marramendëse.
Vetëm pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar banesa, ara, shtëpi e livadh në vlerë totale 656 mijë e 209 euro. Të gjitha këto prona, Hoti i ka deklaruar si të trashëguara ndërsa 24 prej tyre ka thënë se janë në pronësi të tij dhe tri në pronësi të fëmijëve të tij.

Përveç tyre, Hoti ka deklaruar edhe një veturë Volkswagen me vlerë 25 mijë euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar 100 mijë euro kursime dhe depozita në një xhirollogari, 6 mijë e 600 euro në bankë tjetër, 2 mijë e 614 euro në pronësi të bashkëshortes së tij, si dhe 50 mijë e 461 euro në pronësi të fëmijëve të tij.