Tmerri në ajër/ Shkundjet e frikshme plagosin 35 veta gjatë fluturimit
03
Lexo edheTuristët ia mësyjnë qytetit të “vdekjes” në Australi, i shlyer nga hartat 30 vite më parë – aty ku frymëmarrja është fatale për këdo
Së paku 35 njerëz u lënduan pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri. Aeroplani, me 284 njerëz në bord, po udhëtonte nga Vankuver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Havaji.
“Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, tha kompania ajrore. Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë.
Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional. Kompania Air Canada tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu./Bweb/
Lexo edheTuristët ia mësyjnë qytetit të “vdekjes” në Australi, i shlyer nga hartat 30 vite më parë – aty ku frymëmarrja është fatale për këdo