Witternoom është një qytet i njohur në Australi për shkak të një miniere, e cila i ka detyruar banorët e shumtë ta braktisin për shkak të nivelit të lartë të koncentratit të azbestit që ka kontaminuar ajrin.
Autoritetet lokale vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ta shmangin këtë zonë në Australi, duke theksuar se mjafton që vetëm njëherë çdo njeri të merr frymë dhe menjëherë të mbetet i vdekur, transmeton Telegrafi.
Witternoom është shlyer nga hartat dhe shkyçur plotësisht nga rrjeti i energjisë elektrike, për shkak të nivelit të lartë të azbestit në ajër që ka shkaktuar vdekjen e mijëra minatorëve.

Megjithatë edhe përkundër shenjave të shumta paralajmëruese, turistë të shumtë vazhdojnë t’ia mësyjnë këtij qyteti që gjendet 300 kilometra larg portit Hedland.

Vizitorët shkojnë në Witternoom për të fotografuar kafiterinë e shkatërruar Doc Holiday, argjendarinë me kulmin e shkatërruar, veturat dhe shtëpitë e braktisura dhe tokën e thatë.

Fotografitë e “turizmit ekstrem” tregojnë se si shumë familje i kalojnë pushimet në këtë qytet, të cilët nuk hezitojnë t’i marrin me vete edhe kafshët shtëpiake dhe të lahen në lumë.

Gjithashtu shumë prej tyre shpërndajnë fotografitë e shenjës paralajmëruese, në të cilën shkruan që të mos hynë në këtë qytet. Por, ajo çfarë nuk përmendin fare këta turistë, janë materiet vdekjeprurëse në ajër që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e çdo njeriu.



















