back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeTjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, është nga Drenica (FOTO)

Tjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, është nga Drenica (FOTO)

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...

Fury do të hyjë në ring me Joshuan, por vetëm me një kusht

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me...
- Advertisement -

Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot është bërë edhe Adem Gashi nga Drenasi. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, përcjell “Gazeta Plisi”.

- Advertisement -

Kurti thotë se Gashi është me prejardhje nga Drenasi, ndërsa Shkollën Normale e ka kryer në Prishtinë dhe më pas studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Në Panairin e Librit në Kolegjin AAB, shkova bashkë me z.Adem Gashin i cili sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Aty biseduam me botuesit e ndryshëm dhe profesorët e studentët e shumtë si dhe takuam rektorin Lulëzim Tafa. Mandej me Ademin vazhduam për në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, në Akademinë kushtuar 50 vjetorit të demonstratës së parë, 6 tetor ’68, në Prizren.

Adem Gashi është me prejardhje nga Drenasi, Shkollën Normale e ka kryer në Prishtinë dhe më pas studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i janë ndërprerë për shkak të burgosjes në vitin 1982. Si student është punësuar në Radiotelevizionin e Prishtinës, kurse më 1996, bashkë me Enver Malokun, punoi në redaksinë e revistës ORA, ku publikon një seri të eseistikës politike dhe të vështrimeve letrare, dhe, po të njëjtin vit, emërohet drejtor i televizionit në Tiranë, për programin satelitor, deri më 1999. Menjëherë pas luftës, emërohet drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës, duke e hapur atë për herë të parë në Kosovën e lirë.

Më 1999 zgjedhet nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, deri më 2001, kur zgjedhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deri në vitin 2005. Më 2001 fiton bursën katër mujore të fondacionit gjerman “Heinrich Böll-Stiftung” me qëndrim në shtëpinë e nobelistit Böll, në Langenbroich.

Publikimi i parë i tij qysh si fëmijë është bërë në revistën “Pionieri”, dhe, që prej atëherë, Adem Gashi ka botuar 22 libra (romane, eseistikë, tregime e poezi) si dhe është nderuar me rreth 50 çmime letrare. Tetë libra të tij janë lauruar me çmimet më të larta kombëtare (libra të vitit). Në Panairin e Librit, këtë vit, Prishtina 2018, është shpallur SHKRIMTAR I VITIT.

Është përkthyer dhe prezantuar në dhjetëra antologji të lirikës shqipe në gjuhë të huaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz