Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është deklaruar disa herë radhazi sot në Kuvendin e Kosovës.
E ndër të tjerash ajo pati edhe një reagim në lidhje me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla në drejtim të deputetit Ramush Haradinaj.
Ajo ka kërkuar që Gërvalla t’i ndalë këto akuza, derisa e përmendi edhe heroin e Kosovës, Jusuf Gërvalla.
Pyetja është për Donika Gërvallën që ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro.
Këtu njerëzit e bartin një barrë historike e barrë familje dhe konform kësaj edhe duhet me u sjellë. Ka këtu që dikush duke keqpërdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarët, komandantë e luftën e UÇK-ë.
Takova një ushtarë të UÇK-së që ju kanë vra dy vëllezërit që më tha pse s’ju kundërpërgjigje Donika Gërvallës për akuzat ndaj Haradinajt dhe përgjigja ime ishte se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës. Tha jo jepja një përgjigje. Thuaj nëse ti babën e ke hero, unë jam heroinë. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bë dosje kundër UÇK-së unë kam bajt kallashin dhe kam shëruar plagët e ushtarëve. Pra për Donikën një mesazh: Mjaftë, çka është mjaftë është mjaftë me këto fyerje. Pro siç thotë një fjalë e urtë popullore: Mos ta faltë zoti evlatin e keq, se mundet me ta fëlliq edhe emrin e familjes”,tha ajo./Lajmi.net/