Thyhet memoriali i dëshmorëve “Maja e Shkodranit” në Rahovec (Video)
01·

Pllaka me mbishkrimin “Maja e Shkodranit” tek kompleksi memorial në Rahovec, u thye.
Dikush e largoi atë, nga vendi ku janë të vendosur edhe pllakat me emrat e katër dëshmorëve të rënë në luftën e vitit 1998.
Dëmtimi i këtij kompleksi, i ka shqetësuar shumë në organizatën e veteraneve të UCK-ës në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Lexo edheNë Prishtinë, polici rrah personin e moshuar midis rrugës (FOTO/VIDEO)
Edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi është i habitur me dëmtimin e kompleksit “Maja e Shkodranit”.














