Thyen heshtjen partnerja e Rinesancë
dp

Lexo edheNjë lidhje e fortë vëlla e motër/ Edona Llalloshi ia bën urimin emocionues vëllait pak para mesnatës

Një mesazh i mbushur me dhimbje dhe dashuri vjen nga partnerja e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë.
Pas ndarjes së saj nga jeta, ajo ka ndarë në Instagram një fotografi të Rinesës dhe fjalë që tregojnë sa e rëndë është kjo humbje për të.
“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, shkruan ajo, duke thënë se asgjë nuk mund ta përgatiste për një dashuri dhe humbje të tillë. Ajo shpreh keqardhjen që Rinesës nuk iu dha më shumë kohë dhe kujton se artistja luftoi deri në fund, me gjithë forcën që kishte.

Lexo edheNjë lidhje e fortë vëlla e motër/ Edona Llalloshi ia bën urimin emocionues vëllait pak para mesnatës
Partnerja thotë se ta donte, ta njihte dhe të ishte pranë saj ishte nderi më i madh i jetës së saj. “Të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri në ditën kur të vdes”, shkruan ajo, duke shtuar se dashuria e Rinesës e ndryshoi përgjithmonë.
Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.