Thuajini lamtumirë zbokthit dhe rënies së flokëve me 3 përbërësit që i keni të gjithë në kuzhinë
01

Lexo edhe3 përbërës natyralë për t’i bërë flokët tuaj të drejtë dhe me shkëlqim

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës.
Ndonjëherë zbokthi mund të shoqërohet edhe me kruajtje ose në rastin më të keq me ekzemë zbokthi. Përveç shampos anti-zbokth, ju mund të përgatisni në shtëpi disa receta shumë të thjeshta.
Si gjithmonë Living ka zgjidhjen e duhur.Përbërësit që ju nevojiten për këtë maskën janë: 1 lugë çaji sodë buke, 2 lugë gjelle kanellë dhe 1 filxhan çaji uthull molle.

Lexo edhe3 përbërës natyralë për t’i bërë flokët tuaj të drejtë dhe me shkëlqim
Fillimisht duhet të ngrohni uthullën e mollës. Shtoni kanellën dhe sodën e bukësdhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë kremoze. Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës me ndihmën e një furçe ose sfungjeri.
Masazhojeni për 5 minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë nga 30 deri në 60 minuta dhe lani kokën si zakonisht. Për rezultatet më të shpejta dhe dobiprurëse përdorni maskën e mësipërme dy herë në javë.