Prej dy ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të një Qendre shëndetësore, të sapo ndërtuar në fshatin Silare të Gramshit.
Fotot u bënë virale dhe në rrjet shpërtheu humori pasi ndërtesa e sapo ndërtuar ishte tepër e vogël, në dukje një dhomë ku mund të qëndrojë vetëm doktori apo mjeku.
Mirëpo neësbomb.al në nëpërmjet një kërkimi, ka zbuluar se sa ka kushtuar ndërtesa ‘e famshme’ e Qendrës shëndetësore të fshatit Silare, në njësinë administrative Sult të Gramshit.
Sipas procedurës së prokurimit, fondi limit për Ambulancën e fshatit ka qenë 833.000.00 lekë ose 8 milionë e 330 mijë lekë të vjetra, ndërsa është fituar nga subjekti ndërstues në vlerën e 772.770,00 lekë, ose 7 milionë e 727 mijë e 70 lekë.
Pavarësisht shumës jo shumë të lartë të prokurimit, ndërtesa e re e Qendrës shëndetësore nuk duket se ka kushtet më minimale të një institucioni ambulator.
Godina e re e Qendrës shëndetësore ka nxitur ironi e humor mes komentuesve në vetë faqen zyrtare të Bashkisë Gramsh.
‘Po më tundoni të lë Tiranën dhe të kthehem përsëri në Gramsh me këto investime që po bëni’, shkruan n jë prej tyre.
Ndërkohë një tjetër vazhdon ironinë më tej ‘ Bejeni me plan kur te semureni, mos te ket dy ne te njejten kohe.’