Theret me thikë një person në Vushtrri
03
Lexo edheLajmërojnë policinë e Kosovës pasi e gjejnë në rrugë, të rrahur e të alivanosur
Një i ri është ther me thikë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në Vushtrri.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nystret Mehmeti, i cili ka treguar se therja nuk ishte e rëndë.
Sipas tij, viktima është dërguar për tretman mjekësor por është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edheLajmërojnë policinë e Kosovës pasi e gjejnë në rrugë, të rrahur e të alivanosur
Mehmeti ka njoftuar se ata kanë arritur të identfikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin i cili tani po mbahet në polici.
“Rreth orës 03:00 ka ndodhur një thirrje me thikë në Vushtrri. Viktima ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar. Për momentin është ende duke u mbajtur në polici”, ka thënë Mehmeti.