back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditThe Guardian: Izraeli përgjon miliona telefonata palestinezësh përmes serverëve të Microsoft-it

The Guardian: Izraeli përgjon miliona telefonata palestinezësh përmes serverëve të Microsoft-it

Të ngjajshme

Një hetim i përbashkët i The Guardian, +972 Magazine dhe Local Call ka zbuluar se ushtria izraelite, përmes njësisë së inteligjencës Unit 8200, ka ndërtuar një sistem gjurmimi masiv që regjistron dhe ruan miliona telefonata të palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor – të gjitha të depozituara në serverët e Microsoft Azure në Europë.

The Guardian shkruan se ky plan është mbështetur  nga CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, gjatë një takimi në fund të vitit 2021 me kreun e Unit 8200, Yossi Sariel.  Ndërsa, sipas dokumenteve të rrjedhura dhe intervistave me burime nga Microsoft dhe ushtria izraelite, sistemi është bërë funksional në vitin 2022 dhe ka ndihmuar në identifikimin e objektivave për bombardime në Gaza.

Për shkak të kontrollit të plotë që Izraeli ka mbi infrastrukturën e komunikimeve palestineze, sistemi lejon rikthimin e bisedave të regjistruara më herët, pa pasur nevojë për autorizim të mëparshëm. Bëhet e ditur se bisedat përfshijnë edhe telefonata ndërkombëtare dhe drejt Izraelit.

Raportohet se një slogan i njësisë ishte “Një milion telefonata në orë”, duke përshkruar përmasat e projektit. Deri në korrik 2025, mbi 11,500 terabajt të dhënash ushtarake – ekuivalente me rreth 200 milionë orë audio – ruheshin në serverët në Holandë dhe Irlandë.

Sipas The Guardian, Microsoft mohon të ketë qenë në dijeni të përmbajtjes së të dhënave dhe pretendon se ka bashkëpunuar vetëm për qëllime të sigurisë kibernetike, por dokumentet tregojnë për bashkëpunim të përditshëm dhe projektim të përbashkët të sistemeve me siguri të lartë me Unit 8200.

Por, pavarësisht mohimeve të Microsoft-it për përfshirje në përgjime civilësh, dokumentet tregojnë për një bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë izraelite dhe për një projekt që është cilësuar si “zgjidhja e problemeve në arenën palestineze” nga drejtuesit e inteligjencës.

Ndërkohë, burime nga njësia ushtarake thonë se ky sistem është përdorur për të identifikuar objektiva në Gaza, për të ndaluar persona, për t’i shantazhuar apo për të justifikuar vrasjen e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit