back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeThaçi: Vuçiq e di që Kosova është shtet i pavarur

Thaçi: Vuçiq e di që Kosova është shtet i pavarur

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se deklarata e presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë është dhënë për “konsum të brendshëm”.

“Presidenti i Serbisë e di mirë se Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga 114 vende në botë. Ne do të përpiqemi që të vazhdojë të angazhohemi në njohjen dhe do të vazhdojmë dialogun”, ka thënë Thaçi gazetarëve pas takimit që pati sot me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq në Zagreb.

Kreu i shtetit kosovar më tej ka thënë se Kosova do të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, raportojnë mediat kroate, transmeton Klan Kosova

Nga ana e saj, shefja e shtetit kroat, Kolinda Grabar-Kitaroviq tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Ata dy theksuan edhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Zagrebit dhe vlerësuan se ka nevojë për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

Thaçi, i cili është në një vizitë zyrtare në Kroaci, u takua edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviq, transmeton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz