BallinaLajmeThaçi: U vërtetua edhe njëherë – Kosova i ka përmbushur të gjitha...

Thaçi: U vërtetua edhe njëherë – Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është rivërtetuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Sot diskutova për mekanizmin përcjellës që vlerëson të arriturat e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave. Në këtë takim u evidentuan të arriturat konkrete dhe u vërtetua edhe një herë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, shkruan Thaçi

“Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin që Bashkimi Evropian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen”.

“Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, si përcjellëse direkte të të arriturave të fundit, rikonfirmuan përmbushjen e kritereve të nevojshme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, duke fuqizuar kështu edhe më shumë perspektivën evropiane të Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz