BallinaLajmeThaçi thotë se nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje

Thaçi thotë se nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë diskutimit të tij në forumin ‘FOL Hapur’ është pyetur edhe për mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Me këtë rast presidenti Thaçi ka cilësuar se nuk është fundi i botës edhe nëse shkohet në zgjedhje.

“Si president do ta respektoj mandatin kushtetues. Nëse ka vullnet të spektrit politik, mund të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu sipas tij ky vendim i takon spektrit politik, të cilin ai zotohet se do ta respektoj.

“Unë si ish-kryeministër dy herë kam vendosur për shkurtim të mandatit në kohën kur kam menduar se nuk ka efektivitet institucional. Unë nuk anoj sa i përket zgjedhjeve të parakohshme”, ka përfunduar Thaçi.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet e parakohshme po i kërkon opozita si dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz