HomeThaçi sot në Berlin

Thaçi sot në Berlin

Të ngjajshme

​Mbappe i jep fund kontratës me Nike pas një dekade së bashku

Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, raportohet se i...

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij gjerman, për dy ditë radhazi do të qëndrojë në Berlin.
Mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për zhvillimin e Kosovës dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar do të jenë temat kryesore të diskutimit ndërmjet zëvendëskryeministrit Thaçi dhe autoriteteve gjermane, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në ditën e hënë, në dy komisione të ndryshme, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë një numër të madh të deputeteve të Bundestagut të të gjitha subjekteve politike gjermane. Nga deputetet gjermanë, ai do të kërkojë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kurse, pas takimit me deputetët e Bundestagut, Thaçi do ta takojë edhe homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin do të diskutojë me hollësisht mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mundësitë e Gjermanisë për mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë për ekonominë dhe politikën e jashtme në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, në pasditën e të hënës, zëvendëskryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjeratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë.
Thellimi i bashkëpunimit me Gjermaninë, veçanërisht për procesin e integrimit evropian dhe për zhvillimin ekonomik, është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz