Thaçi pyetet: A do ta pranoni rrogën e rritur?
BILLI

Lexo edhe“Bukuroshja e fjetur”, shpella magjike e Radacit të Pejës (Video)

Konferenca për medie e thirrur nga presidenti Thaçi ka përfunduar disa minuta më parë. Ai foli për shumë çështje, por pa thënë ndonjë gjë të rëndësishme.
Ndër tjerash, Hashim Thaçi u pyet edhe për vendimin e Qeverisë Haradinaj që t’i rriste pagat, vendim i cili praktikisht e rritë edhe pagën e presidentit dhe të stafit të tij, shkruan Periskopi.
Përgjigjja e tij, si zakonisht, ishte përsëritje frazash të përmendësuara që nuk thonë asgjë. Ai tha që sa ishte kryeministër i kishte rritur pagat e mësimdhënësve e të policëve, dhe se vendimin nuk e kishte marrë vetë ai.

Lexo edhe“Bukuroshja e fjetur”, shpella magjike e Radacit të Pejës (Video)
Domethënë, përgjigjja është “po” – Thaçi do të marrë pagën me rritje. /Periskopi