BallinaLajme“Bukuroshja e fjetur”, shpella magjike e Radacit të Pejës (Video)

“Bukuroshja e fjetur”, shpella magjike e Radacit të Pejës (Video)

Të ngjajshme

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Nën sipërfaqen e “Alpeve Shqiptare” ekziston një atraksion shumë interesant.

Në fshatin Radac është një shpellë magjike e njohur si “Bukuroshja e fjetur”, e cila gjatë verës sjellë shumë freski për vizitorët.

Jo fort larg nga kjo shpellë, buron lumi i Drinit të Bardhë, i cili na jap një spektakël pas njëqind metrave prej aty ku buron, në formën e ujëvarës më të madhe jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.

Fatos Katallozi, speleolog, tregon për RTV Dukagjinin se çfarë ofron kjo shpellë.

“Kemi punuar gjashtë muaj ditë për të rregulluar shtegun. Karakteristikë e kësaj shpelle është se ngado që sillesh sheh figura të ndryshme, skulptura, forma të ndryshme shkëmbore, varësisht nga imagjinata e secilit vizitorë”, tregon speleologu nga shoqata “Aragonit”.

Në galerinë e tretë të kësaj shpelle Katallozi tregon se aty vërehen gjurmë të jetesës shekullore e lakuriqëve, prandaj edhe njihet si “Dhoma e lakuriqëve”.

Ndërsa pjesa më e bukur e kësaj shpelle është “Galeria e vaskave”.

“Kjo galeri ka mbi 100 basene. Ato janë formuar nga rrjedha e ngadalshme e ujit, por tashmë depozitat e kanë bllokuar rrjedhën e ujit”, tregon speleologu Katallozi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz