back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeThaçi priti sekretarin Stoltenberg: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Thaçi priti sekretarin Stoltenberg: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.

“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz