Moti të premten freskohet, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
dp

Lexo edheMërgata po pret: Tubim masiv në Slloveni në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Rënia më e ndjeshme e temperaturave maksimale pritet të jetë në zonat malore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë kryesisht të favorshme. Pas temperaturave më të larta gjatë ditëve të mëparshme, freskimi i motit pritet të sjellë përmirësim të kushteve për personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Lexo edheMërgata po pret: Tubim masiv në Slloveni në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së
Me rënien e temperaturave të premten, kushtet biometeorologjike pritet të përmirësohen./lajmi.net/