back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMustafa: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, peng i serbëve

Mustafa: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, peng i serbëve

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media tha se Kosova ka nevojë për ndihmë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, pasi kjo çështje ka mbetur peng shkaku i deputetëve serbë.

Ai tha se procesi i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura ka mbet peng sepse nuk kanë përkrahjen e serbëve dhe kjo jo për fajin e tyre, por për shkak ndikimit të Serbisë në ta.

“Kemi biseduar me pjesëtarët e popullatës jo shumicë në Kosovë por ku proces po mbahet peng sepse nuk kemi përkrahen e serbëve, por jo për shkak të tyre por për shkak të ndikimit të Serbisë në ta”, tha Mustafa.

Më tej kryeministri i vendit tha se Kosova e vlerëson lartë rolin e NATO-s dhe aspiron të jetë anëtare e saj.

“Republika e Kosovës është plotësisht për integrime evropiane dhe euro-atlantike”, tha kryeministri.

Ai tha se prania e KFOR-it në Kosovë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri më tej vlerësoi se Kosova periudhën e fundit është provokuar nga Serbia por tha se janë të interesuar që çështjet me Serbinë t’i zgjidhin përmes dialogut.

Ai tha se procesi i dialogut ka dhënë rezultate dhe mbetet e vetmja alternativë.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara t’i integrojnë serbët në Kosovë dhe ai tha se popullata serbe është plotësisht e sigurt këtu.

Mustafa duke folur për fqinjësinë në rajon, tha Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe po bën përpjekje që ta kalojë çështjen e demarkacionit.  /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz