BallinaLajmeThaçi nesër në mëngjes i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit...

Thaçi nesër në mëngjes i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi...

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Presidenti Thaçi në konferencën për media tha se vendimi i qeverisë për kufizmin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetuese.

Ai ka thënë se askush s’duhet t’i zbatojë këto masa, sepse bën vepër penale.

“Deri më sot kryeministri dhe Qeveria kanë thënë se gjendja është nën kontroll, prandaj e kanë kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimi i Qeverisë sot është krejtësisht antikushtetues, qyetetarët s’janë të detyruar t’i respektojnë ato dhe askush s’mund t’i dënojë për këtë.

As Policia e Kosovës dhe as organete sigurisë s’duhet ta zbatojnë vendimin antikushtetues sepse bëjnë vepër penale.

Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik dhe i pazbatueshëm në tërë territorin”, tha Thaçi, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje shtoi se i njëjti kryeministër që refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tani merr vendime antikushtetuese që privojnë liritë themelore të qytetarëve.

“Tani merr vendime antikushtetuese që privojnë qytetarët nga liritë themelore, këtë ai po e bën jo për të mbrojtur qytetarët, por veten.

Nesër do t’i kërkoj Gjykatës Kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi”, përfundoi presidenti./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz