back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAbazi i reagon Thaçit: Vendimi i Qeverisë në pajtim me Kushtetutën

Abazi i reagon Thaçit: Vendimi i Qeverisë në pajtim me Kushtetutën

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, ka arsyetuar masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ai ka thënë vendimi i sontëm i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është në pajtim me Kushtetutën. Reagimi i tij vjen pas atij të presidentit Hashim Thaçi, se me këtë vendim u shkel Kushtetuta.

“Neni 55, paragrafi 1 i Kushtetutës lejon kufizimin e të drejtave të njeriut në pajtim me ligjin. Kufizimi i lirisë së lëvizjes në vendimin tonë bazohet në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, neni 41.2, i cili lejon ‘ndalimin i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara’”, ka thënë Abazi.

Ai ka përmendur nenin 55 ,sipas të cilit autorizohet kufizimi i lirisë së lëvizjes.

“Përveç nenit 55, paragrafi 1, kufizimi i lirisë së lëvizjes në rastin konkret, përmbush edhe kriteret e tjera të nenit 55: Sipas vlerësimit të IKShPK-së, ky kufizim është i domosdoshëm për përmbushjen e një qëllimi legjitim, atij të mbrojtjes së shëndetit publik. Sipas këtij vlerësimi të IKShPK-së, nuk mund të parandalohet përhapja e virusit në mënyrë efikase, pa vendosur këto kufizime. Prandaj, kufizimi i lirisë së lëvizjes në vendimin e sotëm, është në pajtim me Kushtetutën”, është shprehur Abazi./Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz