Thaçi në takim me Vuçiqin e Mogherinin, Veseli, Limaj e Pacolli presin në korridor
Pasi Federica Mogherini përfundoi takimet e ndara me delegacionin kosovar të përbërë nga të gjithë liderët institucionalë, dhe me presidentin serb Aleksander Vuciq, ajo ka takuar dy presidentët e vendeve. Haradinaj, Limaj, Veseli, Pacolli e Gashi jkanë mbetur jashtë këtij takimi.
“Përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel Presidentin Hashim Thaçin dhe Presidentin Aleksander Vuciq, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit, transmeton Express.
Presidenti Thaci ka hyrë në takim me Vuciqin, me ndërmjetësimin e Mogherinit, ndërsa liderët e tjerë institucionalë që ishin me Thacin janë jashtë këtij takimi.

Lexo edheHaradinaj pas takimit me Mogherinin jep lajmin kur hiqen vizat
Bashkë me presidentin në Bruksel kanë udhëtuar Kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zv kryeministrat, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi. /Express














