BallinaRegjionaleDrenasThaçi i ndan medalje shkrimtarit Ymer Elshani

Thaçi i ndan medalje shkrimtarit Ymer Elshani

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Elshani dhe familja e tij u vranë nga serbët në luftën e fundit në Kosovë.

Shkrimtari i njohur për fëmijë, Ymer Elshani është dekoruar me Medalje Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Presidenti Hashim Thaçi këtë e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova shkrimtarin e njohur të letërsisë për fëmijë, intelektualin dhe pedagogun, Ymer Elshani. Ai dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ymer Elshani dhe familja e tij u masakruan nga serbët më 17 prill të vitit 1999 në masakrën e Poklekut të Vjetër në Drenas.

Elshani pas vetës la vepra të letërsisë për fëmijë të cilat janë pjesë e rëndësishme e kësaj kategorie të letërsisë si “Cka ëndërrojnë lulet”, “Plaku me violinë”, “Unaza magjike”, “Ndodhitë e hundëkarotes”, “Guri i çmueshëm” e të tjera./21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz