back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeThaçi e Haradinaj pas kërcënimeve nga Serbia

Thaçi e Haradinaj pas kërcënimeve nga Serbia

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Në këtë takim është biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidenti dhe kryeministri, po ashtu, kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz