back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeTha kosovarët vijnë nga mali, gjinekologia ia përplas dhjetëshet fytyrës kryministres serbe

Tha kosovarët vijnë nga mali, gjinekologia ia përplas dhjetëshet fytyrës kryministres serbe

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”, shkruan GazetaBlicReagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, ishte i menjëhershëm duke i ndaluar kështu kryeministres serbe hyrjen në Kosovë.

Ditën e sotme ka reaguar një gjinekologe nga Kosova e cila studimet i ka kryer pikërisht në Beograd, me nota siç thotë ajo më të larta se vet serbët.

Postimi i plotë:“Kryeministrja e Serbies i paska thene shefes se delegacionit te BE se Kosovaret “vijnë nga mali”.
Më erdhi shumë keq dhe po më vie edhe më keq, që më duhet tani unë t’i tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she të mijat gjatë studimeve në Beograd, bile t’i them edhe këtë se sa herë jemi pyetur bashkë me qytetarët e saja gjithmonë kam marrë unë që vija nga mali notën më të lartë..

Edhe sot, gjithmonë me keqardhje, lirisht mund të nisem nga mali dhe të vijë znj.Kryeministre në çdo qytet tëndin të ballafaqohem me çdo gjinekolog në Serbi e ta shofim cili po merr noten më të lartë”, ka shkruar D.K në Facebook, duke publikuar kështu dhe dëshmi të notave të marra gjatë studimeve./GazetaBlic

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz