back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTetë vende të BE-së japin alarmin, i kërkojnë Brukselit ta luftojë Rusinë...

Tetë vende të BE-së japin alarmin, i kërkojnë Brukselit ta luftojë Rusinë në Ballkan

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dërguar letër Përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, me kërkesë që të ndërmerren veprime për të ndalur propagandën ruse, posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Letrën, për të cilën portali i Brukselit “EUosverver” shkruan se është dërguar para rreth dhjetë ditëve, e kanë nënshkruar ministritë e jashtme të Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan “Jutarnji list kroat”, përcjell Gazeta Express.

Këto vende kërkojnë që Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dukshëm t’i zgjerojë aktivitetet në ndalimin e propagandës ruse, veçanërisht në jug të Evropës dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Të ballafaquar me fushatën e fuqishme të dezinformimit që e kryen pala e tretë (Rusia), shohim nevojën urgjente për forcimin e mëtejmë të kapacitetit të StratCom-it të BE-së”, thuhet në letër.

Gazeta kroate përkujton se StratCom është zyrë e krijuar dy vjet më parë pranë BE-së, me vendim të cilin e përkrahën të gjitha vendet-anëtare, me qëllim të zbulimit dhe përgënjeshtrimit të të pavërtetave të cilat për BE-në, siç mendojnë në Bruksel, po i përhap Rusia. Në letër kërkohet që të hapen dy zyra të reja të StratCom-it – për Jug dhe për Ballkanin Perëndimor, si dhe më shumë mjete financiare për funksionimin e këtij organizmi.

EUobserver shkruan se këto tetë shtete janë në vijën e parë të asaj që në letër quhet “fushatë e sofistikuar dhe intensive e aktorëve të huaj, në mënyrë që të gjenerohet mosbesim dhe pakënaqësi me rendin demokratik, të diskreditohet BE-ja, bashkësia transatlantike dhe partnerët tanë, si dhe që të zvogëlohet uniteti ynë”.

StratCom me anë të Twitter-it dhe rrjeteve sociale përpiqet t’i përgënjeshtrojë dezinformatat ruse dhe të promovojë ndjekje pozitive të BE-së me veprimtari në rajonin e ish-Bashkimit Sovjetik. Ka rreth 30.000 ndjekës në Twitter.

Mësohet se për StratCom, i cili është formuar me vendim të Këshillit të Evropës dhe vepron në kuadër të EEAS, punojnë vetëm 14 veta, nga të cilët madje 10 janë diplomatë nga vendet anëtare. Në njësinë për Ballkanin Perëndimor punojnë edhe dy diplomatë të tjerë, ndërsa gjashtë janë në Njësinë Jugore e cila kryesisht merret me fushatë kundër islamizimit radikal, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz