BallinaLajmeTensionohet situata te zyrat e OVL-UÇK-së, pas arrestimit të Hysni Gucatit

Tensionohet situata te zyrat e OVL-UÇK-së, pas arrestimit të Hysni Gucatit

Të ngjajshme

SHBA-ja dhe Irani u japin fund diskutimeve, s’ka marrëveshje

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka thënë se negociatorët...

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash...

‘Krishti u ngjall’, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur...

Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati, të prangosur nga policia e EULEX-it raporton Gazeta Express

Aty është parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëllyen dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të Organizatës.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së EULEX-it.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar Organizata e Veteranëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz