Situata brenda skuadrës së Chelsea po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, me raportime që tregojnë për pakënaqësi të lojtarëve ndaj mesfushorit Enzo Fernandez.
Sipas The Telegraph, disa lojtarë të “Bluve” janë irrituar nga qëndrimi i Fernandez, i cili ka kritikuar hapur shokët e skuadrës gjatë katër humbjeve radhazi, shkruan IndeksOnline.
Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga një pjesë e ekipit, sidomos në një moment kyç të sezonit.
Burime të gazetës, pranë klubit bëjnë të ditur se mënyra e komunikimit të argjentinasit ka krijuar përçarje në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadra po përpiqet të rikthehet në formë dhe të përmbushë objektivat sezonalë.
Në një periudhë kur uniteti konsiderohet vendimtar, këto zhvillime shtojnë presionin mbi Chelsean, që tashmë përballet jo vetëm me sfida në fushë, por edhe me tensione të brendshme./IndeksOnline/