BallinaSportCapello: Gattuso duhet të qëndrojë edhe dy ndeshje, pagoi çmimin e një...

Capello: Gattuso duhet të qëndrojë edhe dy ndeshje, pagoi çmimin e një gabimi individual

Të ngjajshme

Fabio Capello i ka bërë thirrje Gennaro Gattusos që të mos marrë menjëherë një vendim për dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë, por të presë edhe dy ndeshjet e ardhshme.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin 2026 për herë të tretë radhazi, futbolli italian është përfshirë nga një valë dorëheqjesh, duke nisur nga Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon.

Edhe Gattuso pritet të ndjekë të njëjtën rrugë, por Capello mendon se ai duhet të reflektojë më gjatë.

“Do të prisja edhe dy ndeshjet e ardhshme para se të merret një vendim për Gattuson”, tha Capello për “Sky Sport Italia”.

Ai kujtoi se Gattuso mori drejtimin e kombëtares në një moment të vështirë, pasi kualifikueset kishin nisur nën drejtimin e Luciano Spalletti.

“Mos të harrojmë se ai e mori ekipin me fushatën tashmë në zhvillim dhe solli karakter dhe vendosmëri”, tha ai.

Megjithatë, sipas Capellos, eliminimi erdhi si pasojë e një gabimi individual.

“Fatkeqësisht, paguam për një gabim elementar të një lojtari, përndryshe ndoshta do ta kishim fituar ndeshjen”, shtoi ai.

Italia ishte në avantazh 1-0 në finalen e “play-offit” ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, por kartoni i kuq i Alessandro Bastonit ndryshoi gjithçka.

Me një lojtar më pak për më shumë se një orë, “Azzurrët” barazuan 1-1 dhe më pas humbën në penallti.

Gattuso e drejtoi Italinë në vetëm tetë ndeshje, duke regjistruar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje (plus eliminimin me penallti).

Sa i përket pasuesit të mundshëm, emra si Antonio Conte dhe Roberto Mancini janë në qarkullim, por Capello paralajmëron: “Duhet të shohim jo vetëm çfarë kanë fituar, por edhe mënyrën si janë larguar nga posti”.

Në fund, ai vlerësoi edhe vendimin e Buffonit.

“Gigi është shumë i drejtpërdrejtë. Nuk e arritën objektivin dhe ai mori përgjegjësinë duke dhënë dorëheqjen. Kjo duhet respektuar”, përfundoi ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz