Temperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët
dp

Lexo edheVdekja e 3 punëtorëve, Inspektorati me apel për “ndërgjegjësim publik dhe institucional”

Mbi vendin tonë, kjo javë pritet të përshkohet me temperatura shumë të larta.
Gjatë ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, maksimalet e ditës do të mbërrijnë deri në 38°C.
E komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve.

Lexo edheVdekja e 3 punëtorëve, Inspektorati me apel për “ndërgjegjësim publik dhe institucional”
“Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjat disa ditë rresht”.
“Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca./Indeksonline/