Dyshohet se sulmoi me mjet të fortë dhe kanosi një qytetar në Viti, arrestohet polici nga Kllokoti
dp
Lexo edheKatër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë
Arrestimi i zyrtarit të Stacionit Policor Kllokot, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, është bërë në kuadër të autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës pas zhvillimit të veprimeve hetimore fillestare.
Incidenti në të cilin është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur sot në orët e paradites ne fshatin Podgorcë, Komuna e Vitisë.
Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e grumbulluara deri në këtë fazë dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe e ka sulmuar një qytetar me mjet të fortë si rezultat i të cilit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lexo edheKatër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë
Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e masave administrative dhe në interes të procedurës hetimore IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij.