HomeLajmeTema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të...

Tema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të donin, do t’i detyronin për Asociacionin

Të ngjajshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Kina, ka folur për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq lidhur me stacionet hekurudhore.

Vuçiq ka thënë se “serbët në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta”, derisa ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë se s’pret që të ketë reagim, meqë nëse do të donin ndërkombëtarët do ta kishin detyruar Kosovën ta themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Serbët në Kosovë po përballen me shumë vështirësi, njësoj si pas zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë që mundemi në këto kushte, gjë që nuk është shumë, por zgjidhja nuk është të largohemi nga shtëpitë tona”, ka thënë Vuçiq.

“Po të donin do t’i detyronin ta formonin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe nuk do t’i kishim këto probleme. Ata nuk e kanë dashur këtë, por kanë dashur nxitjen e tensioneve dhe përndjekjen e popullit serb. Ata kënaqen me këtë”, është i bindur presidenti i Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz