Foca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Operacionet Speciale të saj morën pjesë në konferencën më të madhe ndërkombëtare të Operacioneve Speciale-SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa, Florida.
Në mesin e 74 delegacioneve nga shtete partnere dhe aleate,, siç thuhet, delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit të Operacioneve Speciale, duke përfshirë pritjen nga Komandanti i USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, si dhe nga Komandanti i Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.
“Pjesëmarrja në këtë konferencë strategjike dëshmon avancimin profesional dhe rritjen e rolit të Operacioneve Speciale të FSK-së në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”
“SOF Week shërben si platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global”, thotë FSK në Facebook