HomeSport​Përgatitje intensive për Dardanët, ndërpritet stërvitja për një lojtar

​Përgatitje intensive për Dardanët, ndërpritet stërvitja për një lojtar

Të ngjajshme

Ernest Muçi tregon arsyen se pse mungon në miqësore: Më vjen keq!

Futbollisti i Trabzonsporit, Ernest Muçi, nuk do të luajë...

Limaj fillon angazhimin në fushatë, sloganin e PDK-së e bën foto të kopertinës në Facebook

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka filluar zbatimin...

Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur

Sulm i rëndë në stacionin e Winterthurit, sulmuesi bërtet...

Djali i Ancelottit bëhet me punë të re, merr klubin gjigant të Ligue 1

Davide Ancelotti pritet të bëhet me punë të re...

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet me intensitet maksimal në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.

“Dardanët” kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, e cila u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga ana e futbollistëve. Përzgjedhësi Franco Foda u fokusua kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës, duke synuar që skuadra të jetë sa më e përgatitur për sfidat e radhës.

Megjithatë, gjatë stërvitjes ka pasur edhe një shqetësim. Futbollisti Andi Hoti u detyrua ta ndërpresë seancën para kohe për shkak të një lëndimi në nyje. Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares, për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.

Kosova pritet që në ditët në vijim të intensifikojë përgatitjet, me synimin për të paraqitur formë sa më të mirë në përballjet miqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz