BallinaLajmeTelefonata e mistershme, zbulohet çfarë i tha Matthew Palmer, Isa Mustafës, për...

Telefonata e mistershme, zbulohet çfarë i tha Matthew Palmer, Isa Mustafës, për koalicion me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Erdogan: BE-ja nuk mund të bëhet fuqi globale pa Turqinë

Një Bashkim Evropian që nuk e përfshin plotësisht Turqinë...

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Para dy ditësh, teksa Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, ishte pranë fillimisht, kryetari Isa Mustafa, kishte marrë një telefonatë nga zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer.

E lidhur me atë se çka është biseduar në këtë telefonatë, për Blic Intervieë, ka folur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti.

Ai ka thënë se me atë që ai ka informata, Palmer, është shprehur i interesuar që të informohet se deri ku kanë arritur negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me atë që e di unë, në telefonatë Palmer është shprehur i interesuar se deri ku kanë arritur bisedat me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit”, ka thënë Ahmeti, shkruan Gazeta Blic.

Ahmeti ka folur edhe për takimin e Mustafës, me delegacionin gjerman, të dërguar në Kosovë nga ana e kancelares, Angela Merkel.

Kryetari i Lipjanit, e ka pranuar se ka presione nga ana e faktorëve ndërkombëtar, për arritjen e koalicionit LDK-VV, duke thënë se ky presion është pozitiv.

“Në fakt Astrit është normale sa i përket presioneve. Kosovën e presin shumë sfida të mëdha, për shkak të dialogut dhe gjërave tjera. Ndërkombëtarët normalisht që kërkojnë që të bëhet qeveria. Qëllimi i tyre është qëllim mirë. Në dijeninë time, është kërkesë e tyre që të përfundohet sa më parë çështje e formimit të qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Imri Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz