BallinaLajmeTeleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në...

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Dje, përmes një postimi, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, tha se do ta rikthejnë teleferikun e Germisë.

Rreth kësaj ka reaguar asamblisti i VV’së në kryeqytet, Gëzim Sveçla. Ky i fundit ka thënë se në buxhetin e komunës ‘’nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun  në Gërmi’’, dhe se nuk është ndarë ‘’asnjë euro, as për studim, hulumtim apo analizë’’.

‘’Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht’’, ka thënë Sveçla në postimin e tij.

Postimi:

Në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026, të propozuar nga vetë kryetari dhe të miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun në Gërmi. As një euro e ndarë. As për studim, hulumtim apo analizë.

Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht.

Parku Gërmia, i mbrojtur ligjërisht, po mbytet çdo ditë nga lagjet e betonizuara që po e rrethojnë dhe nga kundërmimi i kanalizimit të hapur që derdhet në rrugë, nga Pishina e Gërmisë deri në Taukbashqe. Megjithatë, mbetet ende oaza e vetme e gjelbër e Prishtinës dhe pikërisht për këtë arsye nuk guxon të trajtohet si terren eksperimentesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz