Të shtëna në Stamboll/ Polici përplaset me 21-vjeçarin e dyshuar për sulm terrorist, një qytetar plagoset
dp

Lexo edheAeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiç arrin në Beograd

Një përleshje me armë mes policisë dhe një personi të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH ka ndodhur në zonën Sultanbeyli të Stambollit, shkruan Hurriyet, transmeton IndeksOnline.
Sipas autoriteteve turke, gjatë operacionit për arrestimin e 21-vjeçarit Berkan Ç., i dyshuar për lidhje me DEASH-in dhe për planifikimin e një sulmi terrorist në Turqi, ka pasur shkëmbim zjarri mes tij dhe ekipeve policore.
Policia ka ndërhyrë pasi i dyshuari ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë. Si pasojë e përleshjes, Berkan Ç. është neutralizuar, ndërsa një qytetar ka mbetur i plagosur.

Lexo edheAeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiç arrin në Beograd
Autoritetet deklarojnë se gjatë hetimeve është vlerësuar se 21-vjeçari kishte lidhje me DEASH-in dhe se dyshohej se po planifikonte një sulm terrorist në vend.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.