BallinaBotëTë pasurit janë pasuruar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar

Të pasurit janë pasuruar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar

Të ngjajshme

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit...

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Pasuria kumulative e milionerëve dhe miliarderëve të botës, në vitin 2017 është rritur me 10 për qind, duke arritur në 70.2 trilionë dollarë.

Viti i kaluar shënoi herën e parë që pasuria e njerëzve më të pasur në botë të ketë arritur në 70 trilionë dollarë, ndërkohë që ishte rritja e dytë më e madhe vjetore që nga viti 2011.

Hulumtimi në fjalë u publikua nga kompania konsulente Capgemini në raportin e saj vjetor të pasurisë botërore.

Në nivel global, në vitin 2017 botës i janë shtuar 1.6 milionë “individë me vlerë të lartë neto” (HNWI), të cilët përshkruhen si njerëz me asete mbi një milion dollarë.

Kompania konsulente beson se në vitin 2025, pasuria e njerëzve më të pasur do të tejkalojë 100 trilionë dollarë.

Capgemini beson se rritja e tregjeve globale, është arsyeja kryesore që njerëzit më të pasur rritën pasuritë e tyre në mënyrë të shpejtë.

“Individë me vlerë të lartë neto, vitin e kaluar për të dytin vit radhazi, shënuan 20 për qind profit nga investimet e tyre”, deklaroi presidenti i kompanisë Capgemini, Anirban Bose.

Mbi 61 për qind e personave HNWI jetojnë në SHBA, Japoni, Gjermani dhe Kinë. Nga milionerët e rinj gjatë vitit 2017, 62 për qind jetojnë në këto shtete.

Për të përpiluar raportin, Capgemini anketoi 2.600 milionerë dhe miliarderë të cilët jetojnë në 19 rajone të ndryshme. (AA)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz