Të paktën 11 persona vdesin pasi lisi i madh bie mbi ta gjatë një ceremonie fetare në Portugali (Foto)
BILLI
Lisi është rrëzuar dhe ka rënë mbi njerëzit që po prisnin për një procesion rrugor pas një ceremonie në kishë si pjesë e festivalit “Festa da Senhora do Monte”, transmeton Express.
Mediat lokale raportojnë se pema e madhe ka rënë mbi turmën pranë kishës në një fshat të Montes.
Sipas këtyre mediave, në mesin e të vdekurve mund të ketë edhe fëmijë.

Lexo edheIndia shënon përvjetorin e 70-të të pavarësisë
Policia, zjarrfikësit dhe punëtorët e Kryqit të Kuq kanë shkuar në vend të ngjarjes./Express/
