back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeTë formohet sektori i mbrojtjes për t’i ndal pretendimet e Serbisë

Të formohet sektori i mbrojtjes për t’i ndal pretendimet e Serbisë

Të ngjajshme

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së e OKB-së

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar...

Arsenali e përforcon fazën ofanzive, i shpenzon 75 milionë euro për Eze

Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin...

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...
Kosova duhet të formojë sektorin e mbrojtjes në mënyrë që t’i ndalojë Serbisë dhe akterëve të jashtëm pretendimet për të rikthyer influencën e tyre në vend.

Serbia është shteti që vazhdon të ketë pretendime e saja në Kosovën, duke përfshirë edhe hapësirën ajrore të saj.

Ky shtet ditë më parë i ka dërguar një kërkesë NATO-s që të marr nën kontroll hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Një kërkesë të ngjashme autoritetet serbe i kanë proceduar në fund të vitit të kaluar edhe Bashkimit Evropian, me synimin që të marrin kontrollin e hapësirës ajrore të ulët të të Kosovës, pas përfundimit të mandatit prej pesë vjetësh të Hungarisë.

Por, sipas Mentor Vrajollit nga Qendra Kosovare e Sigurisë (QKSS), pretendimet e Serbisë, nuk janë të papritura edhe pse sipas tij, gjasat që Serbia të marr kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës janë të pakta.

“Pretendimet e tilla te kryeministrit serb nuk janë diçka e papritur. Është përpjekje e kamotshme e Serbisë që në çfarëdo mënyre ta kthej prezencën e saj ne Kosove. Megjithatë, nga këndvështrimi i Kosovës çfarëdo marrëveshje e NATO-s me Serbinë sa i përket dhënies autoriteteve serbe në ruajtjen e aspekteve te sigurisë në Kosovë do të nënkuptonte ndërrim pozicionesh nga ana e NATO-s ne raport me Kosovën gjë që për momentin nuk pritet te ndodh”, ka thënë Vrajolli për lajmi.net.

Megjithatë sipas tij, këto pretendime ngjallin ndjenja të pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, që siç shprehet Vrajolli,  janë të kuptueshme, pasi qe institucionet e Kosoves edhe me tutje si duket po dështojnë te arrijnë të bëjnë hapat e duhur sa i përket themelimit te sektorit mbrojtës te saj.

“Qeveri e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit dështuan që ta përmbyllin transformimin e FSK ne Forca te Armatosura, si dhe përgatitjen  e kapaciteteve vendore për te u ballafaquar me kërcënimet potenciale qe Kosovën e sfidojnë”.

“Madje, mosthemelimi i sektorit të mbrojtës po ju mundëson edhe akterve të jashtëm me pretendime jomiqësore ndaj Kosovës siç është Serbia qe shfrytëzojnë vakumin institucional për të kërkuar rikthimin e influencës se saj ne Kosove”, ka thënë ai për lajmi.net.

Vrajolli  ka vlerësuar së institucionet e Kosovës duhet të përgatiten që siguria nacionale të mos mbetet në dorën e ndërkombëtarëve.

“ Në rast se NATO e sheh te nevojshme përmbylljen e mandatit te saj ne Kosove dhe institucionet e Kosovës edhe me tutje nuk nuk janë te gatshme të zëvendësojne këtë mision, mundësia qe akter te jashtëm, përfshirë këtu edhe Serbinë,  te gjejnë shprehje ne marrjen e kompetencave te caktuara te KFOR-it nuk mund te përjashtohet tërësisht.  Kështu qe është me rendësi qe Kosova të themeloj sektorin e saj te mbrojtjes sa me pare dhe te mos presin qe siguria e saj nacionale edhe me tutje te mbetet ne duart e ndërkombëtareve”, ka vlerësuar ai.

Hapësira e ulët ajrore  e Kosovës shtrihet në lartësinë deri në 6,500 metra, e cila kontrollohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo hapësirë shërben për aterrime dhe ngritje nga aeroporti, për kompanitë ajrore që e kanë destinacion Prishtinën apo që nisen nga Prishtina.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Dritan Gjonbalaj, pretendimeve të Serbisë që ta marrë nën kontroll këtë hapësirë, Gjonbalaj u përgjigjet negativisht.

“Ne kemi një Agjenci kompetente e cila është duke i dhënë të gjitha shërbimet e kontrollit të trafikut ajror dhe shërbimet tjera përcjellëse në hapësirën e ulët ajrore të Republikës së Kosovës, nën 6,500 metra. Pra, kjo është një pikë e padiskutueshme”, ka thënë Gjonbalaj, ditë më parë për media.

Përveç hapësirës deri në 6,500 metra, ekziston edhe ajo mbi këtë zonë, e njohur si hapësira e lartë ajrore, e cila me vendim të NATO-s, i është deleguar Hungarisë, përkatësisht Hungaro Control-it. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz