BallinaSportTalenti nga Kosova, nga Milani kalon tek Juve!

Talenti nga Kosova, nga Milani kalon tek Juve!

Të ngjajshme

Ismet Sinani është larguar nga Milani për t’u huazuar tek Juve.

Nuk bëhet fjalë për gjigantin italian, Juventus, por tek Juve Stabia.

Talenti kosovar e ka vazhduar kontratën me Rossoneri muaj më parë dhe ajo skadon në vitin 2021.

Por, Milani ka vendosur ta huazojë lojtarin e lindur në Belluno më 31 maj 1999 për të bërë eksperiencë në klubin ku mund të ketë më shumë hapësira.

Sinani sezonin e kaluar ka zhvilluar 24 ndeshje me ekipin e të rinjve të Milanit dhe ka realizuar 6 gola në kampionat dhe Kupë, raporton Zeri.info.

Edhe vetë futbollisti, përmes profilit të tij në Instagram e ka postuar një fotografi së bashku me Paolo Maldinin, legjendën e Milanit dhe e ka falënderuar këtë klub.

Gjithashtu, me entuziazëm e ka zyrtarizuar aventurën e re në Castellammare.

Sulmuesi i ri, i cili ka debutuar me Shqipërinë U-17 dhe U-19 së fundmi e ka veshur fanellën e Kosovës U-19 dhe U-21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz